BallinaRajoni“Po provokojnë”/Policia e Kosovës publikon fotot: Xhandarmëria serbe ka shkelur vijën ndarëse...

“Po provokojnë”/Policia e Kosovës publikon fotot: Xhandarmëria serbe ka shkelur vijën ndarëse kufitare në Merdar

Policia e Kosovës tha se dyshohet se katër pjesëtarë të xhandarmërisë serbe kanë qëndruar disa minuta te hyrja e objektit te pala serbe, në stacionin policor kufitar në Merdar.

Sipas njoftimit, me një makinë të tipit “Land-Rover”, ata kanë shkelur vijën kufitare “që në fakt përbënë shkelje të marrëveshjes për IBM-në”.

“Më datë 14.10.2024, rreth orës 18:20, tek pala serbe në stacionin policor kufitar në Merdar është parë një makinë e tipit Land-Rover me targa të Serbisë që dyshohej të jetë e xhandarmërisë serbe. Sipas informacioneve aty shiheshin 4 (katër) pjesëtarë të xhandarmërisë serbe të cilët kanë qëndruar rreth 10 (dhjetë) minuta tek hyrja e objektit te pala serbe. Të njëjtit janë larguar duke shkelur vijën ndarëse kufitare që në fakt përbënë shkelje të marrëveshjes për IBM-në, ka për qëllim provokimin apo krijimin e ndonjë incidenti ndërshtetëror”, thuhet në njoftimin e Policisë

Policia iu ka bërë thirrje autoriteteve ndërkombëtare që të ndërmarrin veprime për ruajtjen e stabilitetit dhe të respektimit të marrëveshjeve për menaxhim të integruar kufitar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular