•Detaje nga vendimi i Gjykatës së Posaçme kundër kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë dalë. Mësohet se në dosjen hetimore të siguruar nga Dosja.al, del që çifti Meta-Kryemadhi kanë përdorur Fatime Kryemadhin për të fshehur pasuri dhe pastruar para. • Në dosje thuhet se gjatë viteve 2009-2010, kanë blerë një apartament dublex në ish Bllok me vlerë 645 mijë euro, kamufluar me një kredi 335 mijë euro. • Ndërkohë që zbulohet se biznesmeni Gentjan Sula i ka dhënë 846,000 euro për të shlyer kreditë që ajo ka marrë. • Mësohet se ne dosjen hetimore thuhet se Pirro Xhixho ka vendosur autoritetin e tij në krye të AKEP në funksion të interesave të Metës. • Ndërkohë që po ashtu në dosje janë publikuar dhe mesazhet e Xhixhos drejtuar Kryemadhit, të cilës i thërret ‘Mona’. • Ndërkohë që kur behet fjalë për Metën i drejtohet me emrin ‘shefi’ ose ‘i madhi’. • Mësohet se sipas dëshmisë së Elvis Matajt, Meta kërkonte nga Kastriot Ismailaj një shumë prej 10 mln eurosh. • Ndërkohë që më tej në dosje është shpjeguar dhe marrëdhënia e Kastriot Ismailajt dhe llir Metës. Gjykata e Posaçme i caktoi Monika Kryemadhit masën detyrim paraqitje. • Sipas dosjes hetimore Kryemadhi u la me masën detyrim paraqitje pasi gjykata vlerëson se në caktimin e masës së sigurimit personal ndaj saj duhen mbajtur në konsiderate rrethana si gjendjen ekonomike, shoqërore e familjare e saj, gjendjen shëndetësore të saj. • Po ashtu gjatë hetimi Kryemadhi ka rezultuar e dokumentuar se i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale dhe trajtimeve të ndryshme mjekësore. • Sipas dosjes hetimore këto rrethana, e bëjnë të domosdoshme dhe në përputhje me nevojën e sigurimit caktimin ndaj personit në hetim Monika Kryemadhi të masës se sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur ne policinë gjyqësore”. • Lidhur me dosjen e SPAK për presidnetin e Partisë së Lirisë, Ilir Metën dhe deputeten Monika Kryemadhi, për aferën CEZ-DIA është pyetur gruaja e biznesmenit Kastriot Ismailajt, Vojsava Ismailaj. • Kjo e fundit ka dhënë detaje ndërsa ka evidentuar se Meta i kërkonte shumë të madhe Ismailajt për fushata elektorale. • Vojsava ka shtuar se Kastrioti kishte ndërmjetësuar edhe pajtimin e Ilir Metës me Fatos Nanon. • Ajo ka thënë po ashtu se Meta, që pasi kishte realizuar uljen e çmimit të energjisë, i kërkonte Kastriotit që t’u kërkonte çekëve që ta shpërblenin atë. • Bazuar në detajet e dosjes së SPAK, deputetja Monika Kryemadhi ka shpenzuar 12 mijë euro brenda një dite në një dyqan në San Marino. • Sipas dosjes, më datën 24 shtator 2014, Kryemadhi i shkruan Adrian Shatkut në Whatsapp se ka shkuar ne San Marino, në nëntor do të shkojë në Lanserhof dhe se Bora (vajza e saj) do t’a vazhdojë Universitetin në Angli dhe jo në Amerikë. • Gjithashtu sipas SPAK, në datën 25 shtator 2014, Monika Kryemadhi ndërsa ndodhet ne San Marino, ka tentuar të bërë blerje në “Ferreti boutique”, por karta American Express (AMEX) nuk ishte pranuar dhe për këtë fakt informon Adrian Shatkun nëpërmjet mesazhit ne WhatsApp.
“Meta pagoi rreth 463 mijë USD!” SPAK: Kryemadhi shpenzoi 12 mijë euro brenda ditës në San Marino! Publikohen mesazhet në telefonin e Pirro Xhixhos: “Mona”, “Shefi”, “I madhi”
RELATED ARTICLES