Ernest Muçi është kthyer të tundë rrjetën e portës kundërshtare, teksa e ka bërë këtë në një nga ndeshjet më të ndjekura të futbollit turk, derbin ndaj Gallatasarajit.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk e nisi ndeshjen nga fillimi, por u aktivizua në pjesën e dytë, pasi ekipi i tij ishte në disavantazh 2-0. Por ai la shenjë në këtë sfidë në minutën e katërt shtesë.
SHIH VIDEON
Me një aksion nga e djathta, Muçi lëshoi një gjuajtje diagonale e cila përfundoi në trekëndëshin e portës në cepin e largët. Një gol spektakolar që shërben më shumë për moralin e futbollistit shqiptar, pasi sfida u mbyll me fitoren 2-1 të Gallatasarajit.