BallinaAktualitetMister identiteti/Atentati me 3 viktima në Shkodër, zbulohet fotoja e personit të...

Mister identiteti/Atentati me 3 viktima në Shkodër, zbulohet fotoja e personit të tretë që ndodhej në makinë

spot_img
spot_img

Një ditë pas atentatit me tre viktima në Dobraç të Shkodrës, janë zbardhur të tjera detaje. Mësohet se në makinë me Hamza Licin dhe Arlind Bushatin ka qenë edhe një person i tretë, identiteti i të cilit mbetet mister.

Siç duket edhe nga foto ai është filmuar nga kamera amatore, i veshur me bluzë, xhaketë dhe pantallona të zeza.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë janë shoqëruar dhjetëra persona por ende policia e Shkodrës nuk ka arritur të identifikojë autorët e kësaj ngjarje të rëndë e cila tronditi opinionin publik.

DINAMIKA E NGJARJES

Në një pritë të mirorganizuar, në “Dobraç” të Shkodrës, në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, dy automjete i prenë rrugën një “Mercedes”- i. U qëllua me breshëri kallashnikovi mbi të, për pasojë plumbat bien mbi drejtuesin e mjetit.

Makina devijon dhe përplaset fillimisht me një motor në të cilin udhëtonte çifti, Bashkim dhe Flutura Basha dhe më pas në murin rrethues të një ndërtese. Në mjetin e bërë shoshë, shoferi gjendet i pajetë, ndërsa pasagjeri në grahmat e fundit, ndërsa pamjet nga përplasja e motorit janë tronditëse.

Gruaja Flutura Basha humbi jetën në vendngjarje, ndërsa i shoqi Bashkim Basha ndodhet në gjendje të rëndë.

Për më shumë se një orë, viktimat dhe dy të plagosurit mbetën në rrugë, ndërsa policia mobilizohej të hynte në zonën e larë me gjak e plumba.

Shënjestër e asaj masakre ishte Hamza Lici, vetëm 23 vjeç. Me të në makinë u gjend edhe Arlind Bushati, i cili ka marrë një plumb në kokë dhe ka ndërruar jetë në spital. Ndërsa Bashkim Basha që po drejtonte motorin në momentin kur dy makinat hapën zjarr mbi mjetin ku udhëtonin dy të rinjtë është në gjendje kritike për jetën. Rreth 3 orë pas ngjarjes, policia ka marrë informacion që është gjendur një makinë e djegur në zonën e Grudës së Re, brenda së cilës u gjetën edhe dy kallashnikovë.

Policia, si përherë, humbi gjurmët e atentatorëve. Më pas mblodhi gëzhojat në vendin e ngjarjes, siç tha se ka mbledhur edhe pamjet filmike. Burrë e grua, Bashkim dhe Flutura

Basha, po udhëtonin me motor kur mjeti i Licit është përplasur me ta, duke i marrë jetën gruas në vend, ndërsa Bashkimi është dërguar në spital, por mjekët kanë dëshmuar që është në gjendje të rëndë. Ndërsa Bushati për pak orë ishte në gjendje kritike, për shkak të plumbit në kokë!

PËRPLASJET GJAKËSORE

Fisi Lici njihet për përplasjet me fisin e Bajrajve dhe Bilalëve në qytetin e Shkodrës. Përplasjet e dhunshme prej rreth një dekade kanë sjellë më shumë se 20 humbje jete, ndërkohë që thuhet se hasmëria mes tyre i ka bazat tek influencat në tregjet e qytetit të Shkodrës.

Megjithatë, thuajse asnjë prej vrasjeve të ndodhura nuk kanë një autor pas hekurave. I vetmi i arrestuar në të gjithë historinë e përgjakshme mes palëve është një fëmijë 15 vjeç, i cili tha se ishte dëshmitar i një vrasjeje në zonën e Livadheve. 15- vjeçari dëshmoi që ishte i pranishëm në vrasjen e Endri Mustafës në një parcelë droge dhe se ekzekutimin e tij e kishte kryer Ibrahim Lici.

Ngjarja ndodhi në majin e para tre vjetëve, ndërkohë që Lici e mohoi autorësinë duke nxjerrë edhe alibi.

Djali, që u dyshua edhe si personi që e nxori në atë pritë Mustafën, baba të tre fëmijëve, u tërhoq nga dëshmia duke i thënë policisë dhe prokurorisë së Shkodrës që i kishte gënjyer. Për pasojë, prokuroria dhe gjykata e dënuan 15-vjeçarin, por nuk hetuan më për vrasjen e të riut, duke lënë shteg të hapur për vijimin e hakmarrjes me të vrarë mes palëve. Ibrahim Lici u akuzua për një mori krimesh mes të cilëve edhe për ekzekutimin e Mustafës.

Për këtë ngjarje u shpall në kërkim dhe u arrestua në Turqi, por ai refuzoi ekstradimin duke i kërkuar strehim drejtësisë turke, pasi në Shqipëri i rrezikohej jeta dhe se nuk kishte asnjë garanci që procesi do të ishte i drejtë.

Emri i Licit doli në sipërfaqen e sundimit të të fortëve të Shkodrës në vitin 2017, kur ai ishte jo më shumë se 24 vjeç. U tha se vinte gjoba ndaj bizneseve dhe në atë kohë policia zhvilloi operacion duke arrestuar disa persona, mes tyre edhe Ibrahim Licin, por që më pas u lirua.

Ibrahim Lici ka qenë i arrestuar së bashku me vëllanë e tij, Muhamed Lici, në mars të 2017-ës, pasi u tha se drejtonin një grup kriminal, që u vendosnin gjoba tregtarëve të Zdrales në Shkodër. Muhamet Lici u dënua me 13 vite burg, ndërsa gjykata e la të lirë Ibrahim Licin. Po këtë periudhë nis saga e përplasjeve.

Një prej tyre me fisin Bajri dhe Bilali, ish-miq të Licëve. Dhe gjërat u përkeqësuan së tepërmi kur Astmer Bilalit, i arrestuar prej disa vitesh, i vranë babanë dhe xhaxhanë në Shkodër. U dyshua për fisin Lici, por nuk u provua asnjëherë. Seritë e konflikteve mes bandave në këtë qytet kanë prodhuar që nga 2017 të paktën 20 të vrarë deri tani dhe dhjetëra atentate. Më e fundit e përplasjeve ishte vrasja pas futjes në kurth të Endri Mustafës në vitin 2021 te lagja “Livadhet”.

Policia shpalli në kërkim Ibrahim Licin, por ky i fundit tha se kishte alibi dhe se vrasjen e kishin kryer Bilalët, duke ia hedhur atij me inskenim fajin. Sipas policisë, Lici është autori kryesor i atentatit ndaj vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, babai dhe xhaxhai i kampionit të boksit Astmer Bilali, ngjarje kjo e ndodhur në datën 30 mars të 2019.

Ata u ekzekutuan në portën e shtëpisë me breshëri kallashnikovi dhe ngjarja u hetua si përplasje mes bandave rivale në Shkodër. Astrit Bilali, i cili mbeti i vdekur së bashku me të vëllanë e tij me 30 mars 2019, është babai i Astmer Bilali, ish-kampionit boksit i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër.

Astriti ishte biznesmen i njohur në Shkodër dhe në qytet ai identifikohej për pasionin e tij për kuajt së bashku me vëllain Brahimin, i cili ishte kryetar i shoqatës “2 Prilli”. Si nisën përplasjet mes fiseve Lici dhe Bajri dhe saga e përgjakshme që nga 2018? Krimi është vijim i përplasjeve mes dy grupeve Lici dhe Bajri në Shkodër, përplasje që kanë regjistruar disa viktima. Gjithçka dyshohet se ka nisur që prej atentatit në janar të 2018 ndaj biznesmenit Lulzim Kulla

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular