BallinaOP EDTrendi më i ri: amatorë që themelojnë parti personale, për t'u bërë...

Trendi më i ri: amatorë që themelojnë parti personale, për t’u bërë politikanë

spot_img
spot_img

Nga Ervid Hoxha
Partia Demokratike dhe Partia Republikane janë themeluar e formësuar si bashkim i madh e i zellshëm intelektualësh, nën rrethana ndryshimi të jashtëzakonshme politike, me ide, parime, qëllime për zhvillim dhe progres demokratik, me vokacion dhe shembëlltyrë perëndimore europiane – amerikane, euroatlantike.

Por ndryshe po ndodh sot, kur parti të reja formohen çdo ditë të javës, duke nisur me hapje faqesh nga facebook-u, me emërtime pa kuptim esencial.

P.sh. politikanët amatorë si E.Shabani, A.Qori, A.Lapaj, pa asnjë lloj eksperience apo trajnimi formal me pushtetin, qeverisjen dhe administratën publike, me qasje të frustruar, mbase edhe prej dështimeve social- ekonomike personale, dhe me prejardhje nga aktivizmi banal e radikal, spontanisht janë shtyrë për të krijuar aktivitete të induktuara nga protesta të zakonshme, ose pjesëmarrje qytetarësh në evente, të cilat qëllimisht janë pompuar si ‘lëvizje’ apo ‘parti’, edhe pse nuk kanë pasur kurrëfarë lidhje.

Çdokush ka të drejtë të guxojë dhe të eksperimentojë me aftësistë krijuese, sidomos sot kur inteligjenca artificiale po zëvendëson njeriun në çdo aspekt. Krijimtaria si nismë personale është domethënëse në biznes, në art, në ide shkencore, sepse të drejtat e autorit të japin fitim 100% dhe sigurisht që me krijimtarinë personale mund të bësh çtë duash, mund ta publikosh dhe ta ndash me gjithë botën, ose edhe mund ta asgjësosh.

Por gjithsesi, të arrish të eksperimentosh duke krijuar artificialisht në mënyrë spontane ‘parti politike’ për të kënaqur tekat personale dhe për të promovuar vetveten publikisht, për të ngritur në fron kultin e individit, për të promovuar forcën personale, është eksperiment i rrezikshëm shoqëror.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular