BallinaAktualitet“Një burrë i bërtiti të premten, të hapen kamerat”- Vrasja e 14-vjeçarit,...

“Një burrë i bërtiti të premten, të hapen kamerat”- Vrasja e 14-vjeçarit, flet shoferi që merrte nxënësit: Ca kalamaj më thanë hajde se…

spot_img
spot_img

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi një ditë më parë (18 nëntor) në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ku u vra me thikë në zemër 14-vjeçari Martin Cani, nga një bashkëmoshatar i tij.

Shoferi i furgonit që merrte shpesh adoleshentin nga shkolla, tha në emisionin “Me zemër të hapur” në News 24 të moderatores Evis Ahmeti, se Martini ishte djalë i mirë.

Ai tregoi se lajmin e rëndë e kishte mësuar nga disa nxënës, të cilët e kishin thirrur dhe i kanë thënë “hajde se kanë therur Martinin”,  dhe më pas kishte parë të miturin të shtrirë në tokë.

Po ashtu, shoferi është shprehur se ditën e premte një burrë i ka bërtitur Martinit dhe kërkoi të hapen kamerat, pasi mund të identifikohet.

 “Atë e kam pas njohur, djalin që ka vdekur. Vinte shpesh herë me mua. Unë e merrja për respekt. Martini ishte djalë i mirë, të tjerët nuk i njoh. Kur kam parë lajmin, më ka ikur mendja. Një burrë i kishte bërtitur të premten Martinit, se di kush ishte ai burri. E çova në shtëpi të premten, por shante.

I thashë mos shaj, se nuk është mirë të shash. Një burrë i madh i ka bërtitur, nëse hapen kamerat gjendet se kush është. Për këtë goditje kishte edhe reagim nga qytetarët. Dje nuk e takova më Martinin. Ca kalamaj në furgon më thanë hajde se e kanë ther Martinin dhe më pas e pashë të shtrirë. Nuk e njoh familjen e viktimës”, tha shoferi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular