Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës në Serinë A me Atalantën pas dy vitesh e gjysmë “heshtje” në elitën e futbollit italian.
Mbrojtëss kuqezi gjeti golin me kokë në vijimin e një goditje nga këndi për skuadrën e Atalantës në duelin ndaj Torinos, kur shënohej minuta e 35-të e takimit. AI nuk shënonte që nga maji i vitit 2022 me ekipin e tij në Serinë A, me dy sezone të kaluara në heshtje para portës.
Ky ishte goli i pestë i Gjimshitit në Serinë A, që kur i është bashkuar Atalantës për herë të parë në vitin 2016, ndërsa ka dhënë edhe 9 asiste