Sistemi bonus malus ka hyrë në fuqi këtë vit dhe do të rregullojë nivelin e primit të sigurimit të mjeteve, ku drejtuesit problematikë të mjeteve do të paguajnë më shumë për sigurimin e mjetit ndërsa më të rregulltit do të jenë të privilegjuar.
Përfaqësuesja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Fatbardha Hebovija u shpreh se llogaritja e primit, shoferët më të rregullt do të kenë bonus duke nisur nga janari i 2026ës.
“ Përveç anës materiale të tarifës, aksidentete janë me pasoja kështu që kjo rregullore është një inkurajim për përdoruesit e mjeteve që të jenë të kujdesshëm. Drejtimi i kujdesshëm u jep mundësinë që në llogaritjen e tarifës së primit ato të kenë një bonus që do filloj zbatmin në janar 2026. Përsa i përket sistemit, historiku i dëmeve është një faktor që ndikon qoftë në bonus qoftë në malus.
Për raportin dëme/ prime, ne ushtrojmë mbikëqyrjen tonë dhe që konsumatorët të paguhen sipas llogaritjes së dëmshpërblimeve. Autoriteti po përdor mekanizmat që pagesa e dëmeve të bëhet në masën dhe në kohën e duhur. Kjo rregullore është e detyrueshme të Paguhet por shoqëria e sigurimit mund të përdori faktorë të tjerë në llogaritjen e primit.”
Hebovija u ndal edhe tek vlerat në rast dëmesh ku u shpreh se ka një rritje të limit të përgjegjësisë për 5 vjet.
“Në lidhje me llojin e dëmeve, ka dëme ndaj personit dhe pronës, me hyrjen në fuqi të ligjit nr.32 është parashikuar një rritje të limitit të përgjegjësisë për 5 vjet. Nëse me ligjin e vjetër ishte 20 milionë lekë, në 2021 u bë 22 milionë lekë dhe për 5 vjet do të shkojë në 35 milionë lekë qoftë për dëme shëndëtesore ose ndaj pronës.
Dëmi ndaj pronës nga 15 milionë lek shkon në 35 milionë lekë për 5 vjet.” / abcnews.al