HomeOP EDKëtë radhë kam vendosur të mos votoj. Refuzoj të votoj të keqen...

Këtë radhë kam vendosur të mos votoj. Refuzoj të votoj të keqen më të vogël, qoftë edhe në emër të rotacionit

spot_img

Nga Ylli Manjani
Kam votuar në çdo palë zgjedhje. Kam menduar se kam bërë detyrën ndaj demokracisë. Hajt më, mirë kam bërë!

Këtë radhë kam vendosur të mos votoj.

Nuk kam se kë të votoj. Refuzoj të votoj të keqen më të vogël, qoftë edhe në emër të rotacionit. Në fakt nuk besoj më se ka rotacion edhe sikur PS dhe Rama të mos jenë më në qeveri.

Asgjë nuk ndryshon. Të njëjtat gjëra. I njëjti mllef. Biles të njëjtat fytyra.

Nuk ekziston asnjë grupim politik që të më motivojë të dal nga shtëpia ditën e votimeve. E majta dhe e djathta janë gazra me rigon.

Të gjithë partitë nxitojnë të na tregojnë se sa mirë e kanë me Amerikën. Harxhojnë edhe pare madje për të siguruar pakëz Amerikë në jetën e tyre të varfër dhe shumë të varfër politike.

Asnjë parti nuk prodhon kryesoren: politikën.

As ndonjë deputet i hajrit me personalitet e mendim nuk del gjëkundi. Të gjithë listaxhinj pa sy, pa veshë, pa gojë.

Pse duhet të votoj?!

Muhabet kot. Krejt kot.

Jo, jo. Vota ime vlen më shumë sesa kaq. Ndaj skam ndërmend ta jap.

Dua ti shoh këto zgjedhje sa më ftohtë dhe krejt pa emocion.

E kam nda mendjen.

Nuk votoj!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular