HomeKronikeGjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Metës. Presidenti i PL do...

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Metës. Presidenti i PL do të vazhdojë të qëndrojë në burg

spot_img

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Metës. Presidenti i Partisë së Lirisë do të vazhdojë të qëndrojë në burg sipas vendimit të marrë sot nga trupa e gjyqtarëve Medi Bici, Ilir Panda dhe Albana Boksi. Meta kërkonte rrëzimin e arrestit me burg të dhënë nga GJKKO dhe lënë në fuqi nga Apeli i Posaçëm dhe zëvendësimin me një masë më të lehtë sigurie. Ish-kreu i shtetit dhe ish-bashkëshortja e tij, deputetja Monika Kryemadhi po hetohen nga SPAK nën dyshimet për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

Njoftimi i Gjykatës së Lartë

Ne lidhje me interesimin tuaj per ceshtjen penale me nr. 60003-00073-00-2025, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimin nr.59 (87-2024-333) date 19.11.2024 te Gjykatës së Posaçme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

***

Avokatët e Ilir Metës pretendonin në rekursin e bërë në Gjykatën e Lartë se nuk ekzistonin kushtet për ta mbajtur në burg, ndërsa theksohej se arrestimi ishte i i paligjshëm, sipas tyre, apo dhe mungesa e provave dhe fakteve që e rëndojnë atë në pozitën që pretendon SPAK. Gjithashtu, Meta pretendonte përmes përfaqësuesve ligjorë se nuk ka rrezik për të prishur provat dhe intimiduar dëshmitarët.

Gjithashtu, Meta theksonte se në këtë mënyrë pengohej aktiviteti i tij politik, por gjasat janë që pas këtij vendimi ish-presidenti të jetë prapa hekurave të paktën deri në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në dhomën e këshillimit, Gjykata e Larta ka vendosur se Ilir Meta duhet të vazhdojë të qëndrojë në burg.https://www.youtube.com/embed/FCJ8o-zZfgs?feature=oembed

Presidenti i PL ndodhet në qeli prej datës 21 tetor 2024, rreth 5 muaj më parë, kur u arrestua me urdhër të SPAK në autostradën Tiranë-Durrës, teksa kthehej nga Kosova.

Dy rrugët e tjera të Ilir Metës për të kundërshtuar masën e arrestit me burg është kërkesa në Gjykatën Kushtetuese e cila merr kohë dhe tjetra duke iu drejtuar me kërkesë shkallës së parë të GJKKO për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Gjithashtu, bashkë me Metën Gjykata e Lartë ka rrëzuar edhe rekursin e Monika Kryemadhit për heqjen e masës “detyrim paraqitje”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular