HomeKronike“Ka plagë nga thi*a”/ Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në...

“Ka plagë nga thi*a”/ Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Tiranë, 30-vjeçarja dyshohet se është v*arë disa ditë më parë. Trupi u gjet nga…

spot_img

30-vjeçarja e gjetur pa jetë në banesën e marrë me qira në rrugën “Gjon Muzaka” në kryeqytet ka disa plagë në trup të shkaktuara nga një mjet i mprehtë, i dyshuar thikë.

Gazetari Igl Çelmeta raporton se e reja mendohet se është shtetase e huaj dhe dyshohet se është vrarë disa ditë më parë në banesën ku jetonte. Ajo e kishte marrë shtëpinë bashkë me një person tjetër i cili është larguar pa gjurmë

30-vjeçarja është gjetur e vdekur nga pronari i shtëpisë ndërsa ka qenë pikërisht ky i fundit i cili ka njoftuar policinë.

Policia jep informacionin e parë:

Rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”, është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte marrë me qira, një shtetase (dyshohet e huaj), rreth 30 vjeçe.

Gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.

Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular