HomeKronikeV*asja me thikë e 30-vjeçares në Tiranë! Autor dyshohet bashkëshorti, çifti me...

V*asja me thikë e 30-vjeçares në Tiranë! Autor dyshohet bashkëshorti, çifti me origjinë nga…

spot_img

Sipas burimeve nga policia e Tiranës, vajza emri i të cilës ende nuk bëhet i ditur, është një shtetase Gjermane, e cila pak kohë më parë kishte mbërritur në Shqipëri bashkë me partnerin e saj.

Prej afro 10 ditësh ccifti ishte vendosur me qira ditore në banesën që ndodhet në rrugën “Gjon Muzaka”. Dyshimet e para janë për një grindje mes çiftit që ka çuar më pas në vrasjen e 30-vjeçares.

Kanë qenë pronarët e banesës që njoftuan policinë pasi çifti që kishte marrë banesën me qira prej dy ditësh nuk ishin parë më nga pronarët. Kur policia u fut në banesë gjeti trupin e gruas së re të pajetë me shenja thike në pjesën e barkut. Ndërsa partneri me të cilin ajo kishte marrë banesën me qira nuk është gjendur në banesë.

Për policinë ky është autori i dyshuar. Sipas të dhënave ende nuk dihet nga ishin me origjinë, por janë dëgjuar duke folur në gjuhën arabe dhe Gjermanisht. Partneri i të resë, është në kërkim nga policia, por dyshohet se është larguar nga Shqipëria.

Sipas pronarëve të banesës, çifti ka marrë me qira ditore shtëpinë në datën 19 shkurt dhe se gruaja ka qëne e mbuluar.

Flisnin gjuhë gjermane, por nga tiparet dyshohet se janë nga Lindja e Mesme. Pronarja e banesës i ka kërkuar Kartën e Identitetit, por fillimisht i kanë thënë që nuk i kemi. Më pas pronarja ka shkuar sërish në banesë por nuk e kanë hapur derën. Pasi policia është futur, dhoma ka qënë e boshatisur. Dyshohet se bashkëshorti i saj i ka marrë të gjitha dokumentet edhe të viktimës, duke u larguar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular