HomeKronikeV*itet me thikë 30-vjeçarja e huaj në Tiranë, u gjet pa shenja...

V*itet me thikë 30-vjeçarja e huaj në Tiranë, u gjet pa shenja jete në banesën e marrë me qira. Detajet e ngjarjes

spot_img

Rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka” të Tiranës, është gjetur pa shenja jete një shtetase e huaj, rreth 30 vjeçe, në banesën që ajo kishte marrë me qira.

Gjatë verifikimit të trupit, janë konstatuar plagë të cilat dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës. Trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjekoligjore për të sqaruar më tej shkaqet e vdekjes

Grupi hetimor ka nisur hetimet për identifikimin e viktimës, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit.

“Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”, është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte  marrë me qira, një shtetase (dyshohet e huaj), rreth 30 vjeçe.

Gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.

Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular