Konstipacioni, plogështia dhe problemet me stomakun janë shenja paralajmëruese që sistemi tretës nuk po funksionon siç duhet.
Ky mos funksionim shkakton një barrë të rëndë në zorrën e trashë dhe rrit rrezikun e ekspozimit ndaj toksinave të dëmshme.
Për më tepër, ushqyerja e keqe, mungesa e aktivitetit fizik dhe problemet e shpeshta me tretjen rrisin rrezikun e problemeve të rënda me zorrën e trashë.
Speci djegës përmban sasi të mëdha të kapsaicinës, një substancë që frenon nepsin, rrit nivelet e energjisë, djeg yndyrnat, ul kolesterolin dhe qelizat kancerogjene.
Të gjitha këto veti janë të domosdoshme për shëndetin e sistemit tretës dhe shmangien e konstipacionit.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të përdorni specin djegës në bashkëpunim me mjaltin dhe lëngun e limonit për të përshpejtuar tretjen.
Përbërësit
2 lugë gjelle me lëng limoni,
2 lugë gjelle me mjaltë,
Një majë luge çaji me spec djegës të kuq,
300 ml ujë.
Përgatitja
Përziejini të gjithë përbërësit në një gotë.
Kura duhet bërë për 1 deri në 2 ditë.
Ajo duhet pirë nga pak në 6-12 herë në ditë.
Gjatë kësaj periudhe nuk duhet të konsumoni ushqime të forta apo të ëmbla.
Ekspertët nuk rekomandojnë vazhdimin e kurës për më shumë se dy ditë rresht.
Sipas tyre, trupi ka nevojë për vitamina, minerale dhe kalori dhe nuk mund të rezistojë gjatë pa to.
Për më tepër, mungesa e ushqimit e dobëson sistemin imunitar.
Na ana tjetër, pirja e vazhdueshme e lëngjeve nxjerr nga trupi edhe depozitat ekzistuese të vitaminave dhe mineraleve bashkë me bakteret e mira që e mbrojnë stomakun nga patogjenët.
Kura funksionon duke e pastruar menjëherë sistemin tretës nga mbetjet e akumuluara ushqimore.
Për më tepër, vitamina C, kripa, xhenxhefili, mollët, probiotikët dhe uthulla e mollës janë të domosdoshme për regjimin ushqimor.
Ato janë shumë efikase në përshpejtimin e tretjes dhe përmirësimin e të gjithë sistemit duke e mbrojtur atë nga toksinat e dëmshme. Agroweb.org