Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka është infektuar me Covid-19 dhe mësohet se ai është vetëkarantinuar.
Raportohet se gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë deri në këto momente.
Duka ka dhënë edhe një mesazh për qytetarët që të respektojnë masat anti-Covid.
“Të respektojmë masat, të ruajmë veten dhe të tjerët! Ju falenderojmë për bashkëpunimin”, njofton Zyra e Shtypit PAA.