Nga Xhemal Gjunkshi
Dosja 184 mban peng negociatat!
Bashkimi Europian i mbylli dyert për të 15-tën herë Edi Ramës!
Edhe një herë Shqipëria humbi çeljen e negociatave, me Bashkimin Europian.
BE i mbylli dyert:
– Krimit të organizuar!
– Trafikantëve!
– Krimit elektoral!
– Pandëshkueshmërisë!
Këto ishin pesë nga dhjetë kushtet që Bashkimi Europian i kërkoi kryerilindasit Shqiptar për ti plotësuar, për çeljen e negociatave.
Narko/qeveria nuk i begenisi kërkesat e përsëritura disa herë, nga Eurodeputetë, nga deputetë të Bundestagut dhe nga vetë Kancelarja Merkel.
Është normale që askush nuk do të dojë ta përafrojë Shqipërinë me Europën kur nuk do vetë qeveria…!
Ato e bënë të vetën…
Topi ngeli si përherë në fushën e Shqipërisë, Shqiptarët janë të humburit.
Ne mbetëm larg ëndrës Europiane, na la larg Europës, kryerilindasi që ka festuar disa herë gjoja çeljen e negociatave!
Shqipërisë nuk i duhet më një qeveri anti Europiane!
Shqipërisë nuk i duhet një kryeministër që është kundër interesave të Shqiptarëve!
Shqipërisë nuk i duhet një kryeministër që i ikën treni i Europës në të gjitha stacionet!
#25Prilli fundi i papërgjegjshmërisë!