BallinaAktualitetRama i zgjat afatin OFL-së/Klodiana Lala: Ka qenë dështim, nuk u prekën...

Rama i zgjat afatin OFL-së/Klodiana Lala: Ka qenë dështim, nuk u prekën bosët e krimit

spot_img
spot_img

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24 ka folur për idenë e Ministrisë së Brendshme për zgjatjen e afatit të OFL dhe rezultatet e operacionit në këtë vit.

Lala thotë se në rast se ligji iOFL humbet fuqitë më 31 dhjetor do ketë shumë problematika pasi do të pushohen shumë çështje që janë në shqyrim.

Sipas saj është ngritur një grup pune që po shqyrton idenë teksa SPAK është i mendimit që të shtyhet afati për ata që janë në gjykim, por nga ana tjetër me kushin që pas 31 dhjetorit mos ketë formulare të tjera.

Sa i përket bilancit të OFL, ajo thekson se janë paraqitur deri më sot 192 kërkesa në SPAK teksa 101 po shqyrtohen në Gjykatën e Posaçme. Ajo zbulon se deri më tani kërkesat për sekuestro pasurie nuk janë pasuri marramendëse, por shtëpi banimi, automjete të blinduara dhe në 1-2 raste restorte.

Lala thekson se OFL deri më tani ka qenë një operacion i dështuar dhe bosët e krimit apo krerët nuk janë prekur teksa ata që janë goditur kanë qenë ‘dorë e dytë’.

”Efektet përfundojnë më 31 dhjetor 2020. Nënkupton që secilit person i dërgohet një formular dhe bosët e krimit, trafikantët, kriminelët duhet të vetëdeklaronin pasruinë, dhe nëse nuk e bënin atëhere i sekuestronin.

Deri më tani nuk janë shqyrtuar. Ministria e Brendshme ka hedhur idenë e zgjatjes së afatit, dhe është ngritur një grup pune. Nëse ndodh ose jo mbetet për t’u parë.

Nëse ky ligj e humbet më 31 dhjetor atëhere do kketë problematikë, pasi disa çështje në SPAK apo GJKKO do të pushohen menjëherë pasi kështu funksionon.

SPAK është institucioni i parë që Ministria e Brendshme i ka dërguar kërkesë për mendim. Do të pranojë deri më 31 dhjetor, ndërsa pas saj nuk do të pranojë asnjë formular.

SPAK është i mendimit që për të gjithë ata që janë në gjykim apo hetim t’i shtyhet afati. Një çështje që është në gjykim, gjykatësi si në shkallën e parë apo të dytë është i detyruar ta pushojë.

SPAK është i mendimit që të shtyhet, por me kushtin që pas 31 dhjetor s’do ketë kërkesa të tjera.

Ai sot është në fuqi, dhe gjyqtarët janë të detyruar ta zbatojnë derisa të merret një vendim tjetër. Krijon problematika në mënyrën e funksionimit. SPAK thotë që disa çështje që lihen jashtë atëhere mund të vijojë hetimi në bazë të ligjit antimafia.

Bilanci i OFL

Nga shkurti kur ka hyrë në fuqi deri më 5 nëntor, janë paraqitur 192 kërkesa pranë SPAK, 101 po shqyrtohen në GJKKO, kërkesa për sekuestro, jo pasuri marramëndëse, automjete të blinduara, shtëpi banimi, por s’ka resotre luksoze, vetëm në 1-2 raste.

Janë refuzuar 22 kërkesa në kundërshtim me ligjin, dhe janë kthyer 30 kërkesa të tjera.

Në proces janë 12 raste nga SPAK. Bëhet fjalë për një numër relativisht të ulët. Pasi shumë persona s’kanë marrë ende formular. E di pse ka ndodhur? janë shumë bosë të krimit të dënuar në Europë, por që të merrnin formularin e OFL, duhej që ky vendim të njihej nga drejtësia shqiptare. Nëse njihej bëhej subjekt i ligjit. Prandaj OFL do të fitojë më shumë kohë dhe t’i hetojë. Për këta punë mund të bëjë vetëm ligji anti-mafia.

OFL është një histori dështimi. Po të marrim ndërmend atë organizim të Ministrisë së Brendshme, SPAK do kishte dhënë rezultat. Ky operacion ishte dështim. Po t’i shohësh emër për emër, bosët e krimit nuk janë prekur. Janë prekur vetëm ata dora e dytë e krimit.

Krerët kanë shfrytëzuar kleçkat, dhe OFL nuk ka arritur t’i prekë. Pretendoj dhe kam shpresë tek ligji-antimafia që mund të shfrytëzohet nga SPAK për të goditur bosët e krimit. Ligji i OFL ishte për një kohë të caktuar, kurse ligji antimafia është për një gamë të gjerë dhe mund të pësojë ndryshime.”- tha Lala.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular