Policia e Dibrës ka arrestuar një 46-vjeçar, i cili kërcënonte bashkëshorten me armë dhe vetëm ndërhyrja e tyre ka shmangur një tragjedi të mundshme.
Pas kontrolleve, atij iu kap një automatik si edhe 18 fishekë, duke e bërë akuzën ndaj tij të dyfishtë: Dhunë në familje si edhe armëmbajtje pa leje.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër pas informacione të marra se një shtetas ushtronte dhunë në familje, kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë e profesionale kanë bërë të mundur parandalimin dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. P., u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik dhe disa fishek, më të cilën kishte kanosur për vrasje bashkëshorten e tij”, njofton Policia e Shtetit.