BallinaKryesoreLoja me dekorata/Safet Gjici, personazhi grotesk i Rilindjes

Loja me dekorata/Safet Gjici, personazhi grotesk i Rilindjes

spot_img
spot_img

Kur i hap pusetën budallallëkut, kundërmimin e tij nuk ka zot që ta ndalë më pas. Kjo ka ndodhur edhe me këshilltarët rilindas të qarkut së Kukësit, që të entuziasmuar nga zbulimi i grupeve armiqësore kundër luftës së UÇK-së në qendër të pushtetit, kanë vendosur të japin edhe në periferi, kontributin e vet të shquar.

Ata kanë votuar një vendim spektakolar, heqjen e titullit “Nderi i Qytetit”, për publicistin dhe shkrimtarin, Veton Surroi. Flamurin e kësaj besnikërie ndaj partisë, që po lufton me kaseta dhe me komisione parlamentare, e ka marrë përsipër kryebashkiaku Safet Gjici, i cili me të njëjtën lehtësi që kalon nga PD-ja tek PS-ja, apo me të njëjtin zhdërvjelltësi që u hedh para kamerave shukat me lekët e premiove futbollistëve, po me të njëjtin sens pazarxhiu, që është i gatshëm të ndryshojë Kukësin për Vllazninë, i ka dhënë të drejtën vetes të gjykojë edhe historinë.

Fjalët e tij në mbledhjen e Këshillit qarkut të Kukësit nuk duhen humbur nga askush.

Duke hequr edhe maskën anti-covid, nga zelli për të vënë pikat në histori, ai është çuditur shumë, se si në motivacionin për Surroin qenkërkësh shkruar se “ka dhënë ndihmesë në Pavarësinë e Kosovës”.

Me gjuhën e një tregtari pakice, ai ka shpjeguar, se këtij njeriu që e ka marrë titullin si përkrahës i UÇK-së, sot po ia heqim atë si kritik ndaj saj.

Dhe natyrisht, këshilltarët dele kanë votuar në frymën e budallallëkut që buron nga selia rozë e rrjedh deri në veshët e tyre përmes Safet Gjicit.

Natyrisht, kur ka parë se sa larg mund të shkojë marrëzia kur i heq çdo fre, Edi Rama ka ndërhyrë personalisht. Ai e ka etiketuar dorën e tij të fortë në atë qytet, si shefin e “një lajthitjeje kolektive” dhe i ka dhënë porosi prefektit të qarkut ta kthejë mbrapsht këtë estradë.

Dhe këtu fillon e bukura.

Safet Gjici, personazhi tipik i njeriut që është e aftë të rekrutojë Rilindja, e ka ndryshuar pllakën menjëherë, nga mëngjesi në mesditë. Dikur, ai i pati çuditur të gjithë, kur pasi PD-ja humbi pushtetin, tha se kjo parti nuk përfaqësonte më idealet e veta dhe ndryshoi kamp. «E vërtetë që përkrahja PD-në, por nuk gjeta kurrë mirënjohje nga hallkat politike të kësaj partie. Nuk doja kompensim, por të më vlerësonin për kontributin tim, sado modest të ishte ai”, tha ai në mars të vitit 2014, menjëherë pas emërimit si Prefekt i Rilindjes duke shtuar se Edi Rama, “më vlerësoi për çfarë kam arritur në botën e biznesit dhe më shprehu bindjen se të gjithë biznesmenët e ndershëm do të përkraheshin nga ana e tij”.

Por, tani Gjici nuk humbi kohë fare dhe e drodhi brenda ditës.

Tha se kërkonte ndjesë dhe ishte emocionuar nga familjarët e ish luftëtarëve që nuk e donin Veton Surroin.

Atij, po t’i thonë, mund të ndryshojë sërish qëndrim sa herë që t’i duhet.

Prandaj, halli nuk është as tek Veton Surroi, që nuk i duhet fare mirënjohja e atyre budallenjve, as tek ky personazh grotesk.

Problemi qëndron tek vetë Rilindja, që është e paaftë të bëjë llogaritë, se kur fillon fushata të çartura, me njerëzit që ka mbledhur rreth vetes, mund ta çojë situatën në estrada të tilla, ku dikujt i hiqet dhe i rijepet dekorata brenda një dite. Dhe ta mendosh që e gjitha kjo bëhet, në emër të nderimit të luftës së UÇK-së. Lapsi.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular