Mëngjesin e sotëm janë regjistruar të shtëna me armë zjarri në lagjen 17, e quajtur si lagjia e Radenecit. Policia ka gjetur 5 gëzhoja në vendngjarje.
Po ashtu mësohet se edhe autori është identifikuar nga policia. Ky i fundit, ka qëlluar në ajër për arsye ende të panjohura dhe është larguar.
Policia sakaq ndodhet në vendngjarje, ndërsa agjentët janë vënë në kërkim të autorit.