Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Kosovë, ku një biznesmen ka vrarë veten.
Sipas “Indeksionline”, viktima është identifikuar si Ilaz Beqiri, i cili është vetëvrarë në zyrën e tij, në lagjen “Garibaldi”, në qytetin e Prishtinës.
Trupi i pajetë i biznesmenit është nxjerrë nga zyra, ndërsa pritet t’i nënshtrohet autopsisë.
Nuk dihet ende motivi që e detyroi atë drejt këtij veprimi të rëndë.