BallinaAktualitetStudimi/Mungesa e vitaminës D3 ndikon në prekjen dhe simptomat e Covid

Studimi/Mungesa e vitaminës D3 ndikon në prekjen dhe simptomat e Covid

spot_img
spot_img

“Në strategjinë e parandalimit të infektimeve nga Sars-CoV2 është thelbësore të sigurohen vlera të përshtatshme të nivelit të vitaminës D3. Niveli i kësaj vitamine lidhet drejtpërdrejt me një përgjigje të rritur immune duke ndihmuar njëkohësisht terapinë e trajtimit të sëmundjes dhe terapinë e trajtimit të simptomave post-Covid. Kjo sepse modulimi i përgjigjes imune të vitaminës D, i kundërvihet reagimit inflamator të citokinave ”. Kështu  shkruan shoqëria shkencore Sis 118, e cila ka dokumentuar të dhënat që dolën nga studimi i disa qindra pacientëve Covid.

“Në thelb të zhvillimeve më të rëndësishme të parametrave dhe reduktimit të formave të rënda klinike apo vdekshmërisë, qëndron pengesa e mundësisë që ata të zhvillojnë insufiçencë respiratore të rëndë”, shpjegon Mario Balzanelli, president i Sis 118.

“Në periudhën mes 21 shtatorit dhe 21 nëntorit 2020, në pavijonin Covid në spitalin “San Giuseppe Moscati” në Taranto është dokumentuar se në pacientët që shfaqën insufiçencë respiratore akute u vërjet mungesë e vitaminës D3. Sa më e dukshme të ishte kjo mugesë aq më të rënda ishin kushtet klinike”, pohoi ai.

“Vitamina D3 – sqaron kryetari i Shoqërisë Shkencore – nuk është vetëm një vitaminë siç besohet zakonisht por është edhe  një hormon i vërtetë, i cili ndërhyn në rregullimin e përgjigjes inflamatore sistemike, në modulimin e përgjigjes imune sistemike, në mekanizmat e mbrojtjes kundër dëmtimit akut të mushkërive (sindroma e distresit respirator akut), në mekanizmat riparues të mushkërive të prekura nga inflamacione si pneumonia Covid-19, si dhe parandalimi i fibrozës pulmonare në fazën post-Covid-19 ”./Opinion.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular