Një vaksinë e re e koronavirusit ka rezultuar të jetë 89.3% efektive në provat në shkallë të gjerë në Mbretërinë e Bashkuar.
Vaksina Novavax është e para që tregon në prova se është efektive kundër variantit të ri të virusit që gjendet në Mbretërinë e Bashkuar.
Kryeministri britanik, Boris Johnson mirëpriti “lajmin e mirë” dhe tha se rregullatori i ilaçeve në Mbretërinë e Bashkuar tani do të vlerësojë vaksinën.
Mbretëria e Bashkuar ka siguruar 60 milion doza të vaksinës, të cilat do të bëhen në Stockton-on-Tees në Anglinë veri-lindore.
Dozat pritet të dorëzohen në gjysmën e dytë të këtij viti, nëse miratohen për përdorim nga Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA), tha qeveria.