Një 37-vjeçar, i identifikuar si Ervis Domaxeti, ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi mbrëmjen e djeshme akisdentoi katër automjete në Berat.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Kushtrim”, ku 37-vjeçari goditi katër automjete që ishin të parkuar dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Për pasojë u plagos pasagjeri që ishte në mjetin e tij, I. Th., 39 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërkohë, pas testit të alkoolit, rezultoi se Domaxeti ishte në gjendje të dehur, në masën 0.78 mg/litër
Njoftimi:
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 37 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim” Berat, i cili duke drejtuar mjetin tip “BMË”, pasi ka humbur kontrollin ka goditur 4 mjete që ishin të parkuara dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë është dëmtuar pasagjeri që ishte në mjetin e tij, shtetasin I. Th., 39 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat, i cili është dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës Tiranë.
Pas testit të alkoolit rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi E. D. ishte në gjendje të dehur, në masën 0.78 mg/litër.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.