BallinaAktualitetKryeredaktori i gazetës "Dita": Më 25 prill nuk ka parti të...

Kryeredaktori i gazetës “Dita”: Më 25 prill nuk ka parti të majtë, Rama i marrë peng nga…

spot_img
spot_img

I ftuar në A-Show me gazetarin Adi Krasta, në Syri Tv, Adrian Thano, drejtor i së përditshmes ‘Dita’ e ka cilësuar si katastrofë faktin që kryeministri Rama del në television 24 orë. Thano tha se në zgjedhjet e 25 prillit nuk ka parti të majtë që duhet votuar. Thano u ndal edhe te kërkesa e ambasadores amerikane, Yuri Kim, për ndalimin e kandidimit të Tom Doshit si deputet në zgjedhjet e 25 prillit

‘Jo të gjitha përgjigjet kanë të bëjnë me Ton Doshin

Sipas një interpetimi që lexova, diplomatja Kim ka shumë gjasa që të mos ta ketë me shumë me Doshin, por me një rezultat hipotetik, me rezultat të ngushtë, kur parti të vogla si ajo e Doshit, mund të ndikojnë të krijojnë një shumicë jo morale pas 25 prillit.

Reagimi i Doshit ishte një reagim sikur thoshte që ne jemi shtetas austrialian, nuk kemi nevojë për viza amerikane.

Këtu nuk është puna e një deklarate të sotme të ambasadores amerikane.

Ne kemi dy kriza që duhet ti zgjidhim dhe që nuk i zgjidh dot ambasada amerikane, por as fituesi i 25 prillit nëse nuk ka vullnet.

Një prej të cilave është kriza morale, që na takon ta zgjidhim të gjithëve.

Është naivitet ose maskarallëk të thuash që fajin e ka populli.

Kurba e atyre që kanë drejtuar këtë vend, në fund akuzojnë popullin.

Ka një mendim që shqiptarët nuk ngrihen.

Jo nuk ëshët e vërtëtë. Por sa herë ata janë ngritur janë tradhëtuar nga elita.

Shqiptarët do ta marrin vendimin siç e kanë marrë gjithmonë.

Do zgjedhin në terrenin e së keqes më të vogël, por që gjithsësi është e keqe.

Përveç krizës morale është kriza politike.

Për çështje thelbësorve dy palët kanë qenë dakord.

Në 25 prill kemi një krizë poltike. Mungon e majta. Unë dua të votoj një parti të majtë më 25 prill, por nuk ka parti të majtë.

Është një opozitë që e ka humbur moralin për të kërkuar pushtetin, por dhe një pozitë e cila ka humbur moralin për të kërkuar pushtetin.

Propaganda qeveritare është sot nga depresivet, më të papranueshmet, për një shoqëri që tenton të jetë normale.

Ne kemi një kryeministër që përpara se të jetë marrë peng nga ata që thuhet, është marrë peng nga nevoja narciste e tij.

Një kryeminisër që rri non stop në television, është një katastrofë për një opinion publik.

Nuk ka në Europë media televizione që bombardohen 24 orë në ditë me të njëjtën fytyrë, njëherë duke qeshur, njëherë duke qarë.’

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular