Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën thirrje partive politike që t’i dorëzojnë brenda afatit listat e kandidatëve për deputetë.
Reagimi erdhi nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se subjektet politike që do të konkurrojnë në zgjedhjet e 25 prillit, duke mos i lënë në momentin e fundit.
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi i bën thirrje partive politike të dorëzojnë litstat me kandidatë për deputetë brenda datës 8 Mars dhe jo në minutat e fundit.
“Ju bëj thirrje subjekteve zgjedhore të dorëzojnë brenda afateve & jo në momentin e fundit dokumentacionin e kandidimit. Të vlerësojnë situatën e pandemisë & tí japin mundësi administratës së KQZ të përpunojë/administrojë dokumentacionin në përputhje me protokollet shëndetësore”, shkruan Celibashi.