Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka bërë deklaratën e fortë ditën e sotme, ndërsa tha se do të japë dorëheqjen nga posti i Presidentit, nëse kryeministri Edi Rama arrin të marrë 71 mandate në zgjedhjet e 25 prillit.
I ftuar në emisionin “Frontline” ai u shpreh se do të marrë drejtimin e opozitës, nëse Rama i merr 71 mandate pa prekur votën e lirë.
“Nëse Rama fiton 71 mandate me votë të lirë, unë do jap dorëheqjen nga posti i Presidentit.
Nëse ai merr 71 mandate pa prekur votën e popullit unë kaloj në opozitë dhe marr drejtimin e opozitës Degradimi në këtë vend ka ardhur se kemi lejuar vjedhjen e votës dhe prekjen e Kushtetutës. Të vendoset sistemi i llogaridhënies që nuk ekziston në Shqipëri”, tha ai.