Ndonëse mazhoranca ka vendosur të mbledhë sot në orën 17:00 Kuvendin, seancë e parashikuar për të enjten. Por një vendim të papritur ka marrë sot edhe opozita, e cila ka vendosur të protestojë pikërisht në të njëjtin orar.
Ndërkohë që kryeministri Rama mësohet të mos marrë pjesë në Kuvend. Pak më parë ai u shfaq në një takim në spitalin e Lushnjes, ndërsa pritet që të zhvillojë në orën 16:00 edhe një takim me qytetarët.