Dialogu mes Kosovë dhe Serbisë po shihet si zgjidhja përfundimtare mes dy vendeve për anëtarësimin e tyre në organizatat ndërkombëtare dhe hyrjen në Bashkimin Evropian (BE), për këtë po angazhohen të gjithë fuqitë e mëdha për përfundimin e këtij dialogu gjatë këtij viti.
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland, i ka dërguar një mesazh Kosovën nëse ajo arrin marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.
Jagland ka thënë sot se Kosova do të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës nëse përfundon marrëveshjen me Serbinë gjatë këtij viti, proces ky që po mundësohet dhe po përkrahet nga Bashkimi Evropian (BE).
Sipas tij kjo marrëveshje mes dy vendeve do të sjell një momentum të ri, ku të gjithë vendet e KE’së do të marrin parasysh këtë hap historik të Kosovës me Serbinë.
Ajo që mbetet, pas një zhvillimi të ri potencial është respektimi i procedurave normale për pranim në Këshillin e Evropës të një anëtari, raporton Klan Kosova.