BallinaKryesoreDhunimi i Boçit nga Luca i Ramës/ Kleri i Elbasanit thirrje politikës:...

Dhunimi i Boçit nga Luca i Ramës/ Kleri i Elbasanit thirrje politikës: Fryma e tolerancës të udhëheqi fushatën

spot_img
spot_img

Pas aktit tjetër të dhunës politike sot ndaj kandidatit për deputet të PD-së Luçiano Boçi, nga biznesmeni i Ramës, Gjerjgj Luca, Qëndra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan (QBNF), ka reaguar, duke kërkuar ulje të tensionit, në prag të kësaj fushate elektorale.

Përmes një postimi në facebook, QBNF dënon konfliktin mes militantëve partiak të ndodhur Ditën e Verës si dhe konfrontimin fizik mes kandidatit për deputet Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca ditën e sotme.

QBNF thekson se konflikti duhet lënë mënjanë dhe fryma e tolerancës dhe mirëkuptimit duhet të udhëheqë partitë politike në fushatë zgjedhore.

Postimi i plotë:

Thirrje Vëllazerore e Kryesise se QBNF Elbasan drejtuar lidereve te partive politike te Qarkut tone

Fryma e tolerancës dhe mirëkuptimit duhet të udhëheqë partitë politike në fushaten zgjedhore.

Si gjithe banoret edhe Komunitetet fetare në Qarkun e Elbasanit po jetojnë me atmosferen e fushatës zgjedhore të 25 prillit qe sapo ka nisur këto ditë, dhe me keqardhje pamë se kjo fushatë u ballafaqua me incidente ndermjet dy forcave politike kryesore qe në hapat e para, e pikerisht ne nje dite te shenuar per Elbasanin, duke njollosur festen e Dites se Veres me akte dhune ndermjet simpatizanteve te tyre. E njejta skene eshte perseritur sot edhe ne Labinot. Kjo qasje konfliktuale e cila është larg frymës së qytetarisë elbasanase jo vetem nuk na nderon te gjitheve por edhe cenon qetesine dhe harmonine me te cilen shquhet qyteti yne.

Krerët fetare edhe me pare kane parashtruar se fryma e urrejtjes dhe mostolerancës është e dëmshme dhe na çojnë drejt konflikteve të hapura.

Edhe një herë drejtuesit e komuniteteve fetare të Q. B. N. F u bëjnë thirrje lidereve të partive poliitike te tregohen të matur e të përmbajtur duke paraqitur me mençuri dhe urtësi programet dhe kandidatet e tyre tek banoret e Qarkut tonë, që në mënyrë te qetë e lirish të zgjedhin alternativën që është më afër kërkesave të tyre.

Ndaj u bëjmë thirrje lidereve te partive, kanditateve dhe simpatizanteve te tyre, te tregohen te matur e qytetarë në sjelljet e tyre!

Lutemi dhe mbetemi me shpresë që zeri dhe shqetesimi yne do te gjeje mirekuptimin dhe mbeshtetjen e te gjitha palëve.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular