Prokurori Ritvan Sukaj, i cili hetuar Ardian Çapjen dhe nipin e tij, Florenc Çapjen është marrë në mbrojtje nga Policia i Shtetit një ditë pas arrestimit të Ardian Çapjes.
Ai u arrestua ditën e djeshme forcat RENEA, pasi akuzohet si një nga autorët e vrasjes së dyfishtë të babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2012. Gjithashtu, policia ka shpallur në kërkim nipin e tij, Florenc Çapja.
Pas arrestimit të tij, policia njoftoi sot kapjen e një tjetër personi që fshihej në banesën e Ardian Çapjas. Bëhet fjalë për Ardi Çekanin, i cili ishte në kërkim i dënuar me 1 vit e 6 muaj për veprën penale ‘Dhuna në familje’, ‘Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’ dhe ‘Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës’.
Uniformat blu bëjnë me dije se në momentin e kapjes, iu gjet dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 53-vjecarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 5 radio dhe disa uniforma të ngjashme me ato të Policisë.