BallinaPolitikeSalianji për vizitën e Ramës në Korçë: Një i marrë flet për...

Salianji për vizitën e Ramës në Korçë: Një i marrë flet për projekte 3D dhe për punë imagjinare, ta çojmë në shtëpi

spot_img
spot_img

Kandidati për deputet i PD-së, Ervin Salianji është takuar sot me banorë të lagjeve të ndryshme të Korçës. Teksa ka postuar disa foto në ‘Facebook’, Salianji komentoi vizitën e Ramës në Korçë, ndërsa thekson se ai ka dy ditë që flet për projekte 3 D.

Mes të tjerash Salianji pohon se Rama  nuk merr mundimin të dalë e të shohë situatën reale të korçarëve.

MESAZHI I SALIANJIT
Shpresë dhe energji nëpër rrugët e lagjet e Korçës. Kjo më mbush me optimizëm se 25 prilli do të jetë dita e ndryshimit, e largimit të së keqes, dhe e shpresës. Ka dy ditë që një i marrë flet nëpër Korçë, për projekte 3D, e për punë imagjinare. Shan e fyen, se s’ka as bilanc pas 8 viteve në qeveri. Nuk e merr mundimin të dalë e të shohë situatën reale të korçarëve, nuk i sheh njerëzit në sy, nuk dëshiron ta shohë realitetin, të vërtetën. Po, në rrugicat e Korçës, sheh varfëri, sheh papunësi, sheh familje që fëmijët i kanë në emigrim, por ama sheh, që në fytyrat e tyre ka akoma shpresë, ka akoma optimizëm se kjo situatë do të ndryshojë. Këtë bëjmë ne, shkojmë e i shohim njerëzit në sy, takohemi me ta, dëgjojmë hallet e problemet, e shpjegojmë se çfarë do të bëjmë nesër në krye të vendit. Ta çojmë në shtëpi, atë që për 8 vite, shkatërroi çdo gjë. Korça, Pogradeci, Devolli, Kolonja, Maliqi, Pusteci, në 25 prill voton Partinë Demokratike për ndryshimin, për Shqipërinë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular