Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur mbrëmjen e sotme në një fasoneri në Durrës, ku ka zbuluan planin e qeverisë së drejtuar prej tij rindërtimin, rritjen e punësimit dhe rritjen e pagës minimale.
Basha theksoi se paga minimale nuk rritet me akt normativ, por duke i ulur sipërmarrjes taksat, çmimet e naftës dhe energjisë.
“Procesi i dëmshpërblimit, rindërtimit është i pandershëm. Në Durrës kam dëgjuar se si një apartament i shkatërruar, ka qenë fillimisht DS5, është regjistruar si e tillë, e mbrapa është regjistruar DS3. Hapi i parë që do të bëjmë është rivlerësimi i dëmeve. Do e bëjmë në mënyrë të tillë që procesi të ecë sa më shpejt. Po të na kishte dëgjuar ne dhe planin që i vendosëm në dispozicion, i hartuar nga ekspertët më të mirë. Sot, pjesa më e madhe dërrmuese e shtëpive do të rindërtohej nga qytetarët me para në dorë dhe do të ishim në fazë të avancuar. Njësoj si me rindërtimin dhe të gjitha gjërat e tjera në këto vite, është parë si një proces për të përfituar një grusht njerëzish.
Gjithçka është bërë që të kontrollohet nga një dorë. Në rastin e qyteteve, do të veprojmë me shpejtësi të madhe, kemi ngritur një grup të mirë arkitektësh, inxhinierësh dhe një emër të certifikuar që e përdor NATO për çështje të tilla, në ditën e parë të rinisë rindërtimi, i cili ka mbetur pezull. Duhen garantuar standardet në çdo fushë, sigurinë ushqimore, prandaj e kemi deklaruar se dy shtyllat kryesore të programit tonë, janë rritja ekonomike dhe procesi i Shqipërisë në BE.
Anëtarësimi në këtë fundit do e ndihmojë Shqipërinë në çdo sektor, dhe rritja ekonomike është një nga arsyet se përse duhet të futesh në BE. Në ambientet e mbyllura, përhapja e virusit përbënte një rrezik të madh. I kam kërkuar qeverisë t’u japë pagat dhe ju të shkonit në shtëpi, a ta nuk e bënë dhe një javë më pas u bë infektimi masiv në Krujë e Fushë-Krujë. Ata nuk e bënë, jo vetëm me fasonretë, por në çdo sektor. Pasi dëgjoi dekretin tonë tha do të rrisim pagat dhe i bëri 300 mijë. Jemi mësuar në fushata që ofrohet hëna.
Mali Zi, Maqedonia e kanë taksën 9%, ne e kemi 15% aktualisht. Ndërsa pas 25 prillit do e bëjmë 9%. Ajo që do i kërkojmë sipërmarrjes është që në shkëmbim të një klime të re biznesi, do i kërkojmë që fitimi të ndahet. Në këtë moment sipërmarrësi e ka të mundur sepse i është ulur çmimi i energjisë, i naftës. E ka shtetin jo një kaçak që i del përpara, por e ka një aleat”, u shpreh Basha.