BallinaBotaOBSH: Rastet me koronavirus po rriten me ritme shqetësuese, po i afrohemi...

OBSH: Rastet me koronavirus po rriten me ritme shqetësuese, po i afrohemi shkallës më të lartë të infeksionit

spot_img
spot_img

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se rastet e koronavirusit vazhdojnë të rriten globalisht me ritme shqetësuese, ndërsa vuri në dukje se numri i rasteve të reja të konfirmuara në javë është dyfishuar gjatë dy muajve të fundit.

Në një konferencë për shtyp të premten, kreu i OBSH-së deklaroi se numri i rasteve të reja “po i afrohet shkallës më të lartë të infeksionit që kemi parë deri më tani gjatë pandemisë”.

Tedros tha se disa vende që kishin arritur të mbanin në kontroll përhapjen e COVID-19, tani po raportonin rritje të rasteve.

“Deri në fillim të këtij viti, Papua Guinea e Re kishte raportuar më pak se 900 raste dhe nëntë viktima”, tha Tedros. Vendi tani ka regjistruar më shumë se 9,000 raste dhe 83 viktima, gjysma e të cilave u regjistruan gjatë muajit të fundit.

“Papua Guinea e Re është një shembull i përsosur pse shpërndarja e barabartë e vaksinave është kaq e rëndësishme”, theksoi kreu i OBSH, duke shtuar se vendi është mbështetur në dozat e vaksinave të dhuruara nga Australia dhe iniciativa COVAX e mbështetur nga OKB.

Deri më tani, COVAX ka dërguar rreth 40 milion vaksina në më shumë se 100 vende.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular