Sot kryetari i opozitës Lulzim Basha permes rrjetit social FB ka përcjellë sot një mesazh tjetër të fortë nje dite pas protestes se djeshme para Kuvendit në vjim të protestës kombëtare për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zgjedhje të parakohshme, të lira dhe të ndershme.
Statusi i Lulzim Bashes
“Beteja që kemi nisur për një Shqipëri si gjithë Europa është pa kthim! Kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e kësaj qeverie të krimit dhe me triumfin e shqiptarëve!
Udhëtimi ynë drejt Europës është i dhimbshëm dhe kalon përmes sakrificash, por ky udhëtim është shpëtimi ynë, është çlirimi nga e keqja që i ka zënë frymën shoqërisë, është rruga e sigurtë drejt mirëqënies për njerëzit! #ShqiperiaSiEuropa”