Para disa ditësh gazeta e njohur ‘The Guardian’ ka bërë një shkrim të gazetarëve të njohur ku ka denoncuar një qëndrim neglizhent të administratës së Facebook ku i është thënë se disa njerëz të lidhur me pushtetin influenconin negativisht ne jetën e njerëzve për ti kontrolluar mënyrën e tyre të mendimit pse jo edhe t të votimit.
Sophie Zhang që ishte zbuluesja e parë e kësaj shkelje në Facebook e ftuar nga Adi Krasta në ‘A Shoë’ për të bërë të ditur faktin së sa ndikim ka pasur në Shqipëri ky problem madhor.
‘Si kurse e thatë unë kam punuar ne administratën e Facebook dhe atje vura re identitete jo të vërtetë në Shqipëri që e preka edhe ne ‘The Guardian’, nuk duhet të specifikoj për rastin e Shqipërisë sepse ishte një çështje shumë komplekse, nuk u kuptua kush ishte përgjegjës dhe cila ishte ajo qe donin të bënin. Un dua te jem e përgjegjshme dhe nuk dua të vendos gishtin ne disa persona që mund të gaboj.
Edhe Azerbajxhani ishte në të njëjtën kategori, dhe unë arrita në vendimin që aktiviteti zhvillohej në të dy vendet dhe më duhej të merrja një vendim të vështirë se ku duhej të veproja kështu që zgjodha Azerbajxhanin, dua ti kërkoj falje popullit shqiptar pasi nuk kisha mundësi për ta ndjekur deri ne fund këtë çështje
Kjo bëhet fjalë për periudhën korrik të 2019 sepse fillimisht u identifikua ne Honduras dhe une duke u marrë me këtë çështje doli edhe rasti i Shqipërisë, menjëherë i raportova edhe administratës së FB mbi këtë çështje.”
Vajza e djem të rinj paguhen që të sulmojnë zgjedhjet e tua personale, familjen, karakterin, fëmijët gjithçka që ti të ndihesh i vogël për të vërtetën që ti e di se është e vertetë, ti mund të frikësohesh trembesh dhe të tërhiqesh.
Sipas dëshmisë së Zhang, kjo ka kulmuar në ngjarjen e tmerrshme në përdorimin e të dhënave personale në E-Albania për interesa të PS dhe Edi Ramës.