Kandidati fitues i PD-së në qarkun e Lezhës, Mark Marku, ka debatuar me tone të ashpra me nënkryetarin e bashkisë së Tiranës lidhur me zgjedhjet e 25 prillit.
Duke folur në “Opinion” Mark Marku iu drejtua Maznikut duke i thënë se do t’ju nxjerrë populli si lecka, si hajdutë nga zyrat, ndërkohë që përfaqësuesi i PS tha se populli ia ka dhënë verdiktin PD-së.
Drejtuesi politik i PD në Lezhë, Mark Marku theksoi edhe një herë se zgjedhjet janë vjedhur duke paralajmëruar se koha e vjedhjes nuk do të jetë e gjatë.
Marku: Do t’u marrë populli do tu nxjerrë si lecka, si hajdutë nga zyrat. Do u përzërë populli si hajdutë nga zyrat se kështu e meritoni.
Mazniku: Populli ua dha verdiktin me votë.
Marku: Me votën që e bletë ju.
Mazniku: Në qoftë se keni një fije urtësi uluni dhe shikoni rezultatin.
Marku: Urtësi që të durojmë hajdutët. Urtësi që të durojmë vjedhjet tuaja.
Mazniku: Të kuptoni pse njerëzit ju dhanë atë vlerësim dhe atë përqindje. Shikoni brenda vetes tuaj!
Marku: Kjo është një fjali që e përsërisni të gjithë si papagaj, ndërkohë që vidhni, vidhni.
Mazniku: Nuk do t’ju besojnë njerëzit kurrë.
Marku: Edhe ju do ta shikoni sa të gjatë do e keni kohën e vjedhjes. Do ta shikoni se çfarë do merrni!