BallinaKronikeMashtruesi turk/Dalin pamjet e para të Faruk Fatih Özer në Shqipëri

Mashtruesi turk/Dalin pamjet e para të Faruk Fatih Özer në Shqipëri

spot_img
spot_img

Mediat turke ditën e djeshme kanë publikuar pamjet e para të Faruk Fatih Ozer në Shqipëri.

Në imazhet e publikuara Ozer shihet duke hyrë në hotelin ku po qëndronte në Tiranë.

Personi me të kuqe pranë Ozerit është një shtetas shqiptar që e priti shefin e kriptomonedhës në aeroport.

Mësohet se ky person është shpallur në kërkim nga policia shqiptare.

Faruk Fatih Ozer shefi i arratisur i monedhave kripto me emrin Thodex i kërkoi motrës së tij Serap Ozer të gjitha  dokumentet e kompanisë në 18 prill dhe më pas u largua në Shqipëri dy ditë më vonë.

Sipas mediave turke Ozer po fshihet nga mafia shqiptare dhe ai ende është në Shqipëri.

Theksohet se Özer i kushton vëmendje të mos përdorë asnjë pajisje komunikimi teknologjik dhe se ka shokë rreth tij që e udhëzojnë se ku do të shkojë dhe me kë do të takohet.

Kujotjmë që Faruk Ozer arriti të realizonte një nga vjedhjet më të mëdha në historinë e këtij shteti, plot 2 miliardë dollarë kriptomonedha.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular