BallinaKronikeRritet frikshëm kultivimi i drogës, Kruja ka 24 përqind të prodhimit

Rritet frikshëm kultivimi i drogës, Kruja ka 24 përqind të prodhimit

spot_img
spot_img

Sipas raportit të vitit 2020, me 79 raste të vepres penale të prodhimit dhe të kultivimit të drogës, qarku Gjirokastër renditet e teta në vend për nga procedimet penale, por jo vetëm kaq.

Nga monitorimi i ajrit i bërë edhe nga partnerët e huaj, rezulton se Gjirokastra nuk konsiderohet një problem për policinë vendase.

Në 2020, rekordin e shënon Kruja, ku jo vetëm u konstatuan hapësira të mëdha të mbjelljes me kanabis, por u regjistruan më shumë se 400 procedime penale.

Duket se Lazarati i dikurshëm tashmë është zhvendosur në Krujë, sipas raportit të Prokurorit të Përgjithshëm.

Dikur, Gjirokastra përbënte numrin 1 të prodhimit të kanabisit në vend. Ndërsa, sot, regjistron raste dhe parcela droge më pak se Kruja, Vlora, Tirana, Durrësi, Fieri dhe është i barabartë me Shkodrën.

Nga Lazarati, ku nuk regjistrohet asnjë parcelë e mbjellë me kanabis, ashtu edhe siç paraqitet ne raportet e agjencive të huaja, ka një tendence në rritje për të mbjellë në disa nga fshatrat e Tepelenës, të cilat janë poshte lumit Vjosë, në afërsi të rrethit të Përmetit, si edhe në disa prej fshatrave të këtij rrethi.

Dikur, në përllogaritjet e Policisë, Gjirokastra përbënte më shumë se 52 për qind të të gjithë kanabisit që mbillej në vend, ndërsa sot sipas përllogaritjeve, jo vetëm të policise, por edhe të prokurorisë, është më pak se 5 për qind, ndërsa Kruja ka 24 për qind të prodhimit. /vizionplus/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular