BallinaKryesoreSerbët qëlluan me armë duke trembur 40 shqiptarët, policia e Kosovës jep...

Serbët qëlluan me armë duke trembur 40 shqiptarët, policia e Kosovës jep njoftimin mbi incidentin

spot_img
spot_img

Rreth 40 persona pjesë e klubit “Kosovo Mountain” janë nisur në mënyrë të organizuar gjatë ditës së sotme për të ecur në zonën e Zubin Potokut, ku janë sulmuar me armë nga dy persona të armatosur.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, ka thënë për KOHËN se nga ky incident nuk është lënduar asnjë person.

“Rreth 40 persona me autobus në mënyrë të organizuar, kanë ardhur nga ana e Zubin Potokut, për ta vazhduar ecjen nëpër male. Sipas tyre dikush ka shtënë me armë zjarri dhe janë kthyer pas. Nuk është lënduar askush dhe nuk ka dëme të raportuara. Në kthim prapa kanë takuar një patrullë policore dhe i kanë shpjeguar rastin, në stacionin policor nuk kanë pranuar të shkojnë me arsyetimin që deklaratat do t’i japin në Prishtinë”, ka thënë Hoti.

Pas këtij incidenti, organizatorët janë detyruar të ndërrojnë destinacionin e ecjes.

Rreth 50 persona pjesë e “Kosovo Mountain Club”, kanë shkuar në mënyrë për organizuar për të ecur në zonën e Zubin Potokut. Sipas organizatorëve, paraprakisht policia ka qenë e njoftuar për ecjen, por gjatë rrugës ata kanë hasur në dy persona që kanë shtënë me armë zjarri në afërsi të tyre.

Ndërsa një zyrtar i këtij klubi tha se të dyshuarit kanë gjuajtur përpjetë rreth 30 metra larg grupit.

“Grupi ka qenë duke bë hiking (ngjitje), në malet mbi liqenin e Ujmanit, dy persona kanë shkrepur në ajër me armë zjarri, pas kësaj grupi ka marrë vendim me u kthy. Kanë qenë pjesëmarrës rreth 50 persona në grup, nuk ka të lënduar, grupi është në rregull. Grupi ka vazhdu me ecë për në Shalën e Bajgorës”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular