Bono Vox, The Edge dhe DJ Garrix publikuan himnin e Euro 2020 dhe autorët kanë menduar që përmes tingujve të përcjellin edhe shpresë tek njerëzit e sfilitur nga pandemia dhe masat kufizuese të saj.
Kënga titullohet “We are the people” dhe përmes tyre i këndohet forcës njerëzore, që gjithmonë në situata të vështira shndërrohet në mbinjerëzore për t’i tejkaluar ato.
Euro 2020 do të startojë më 11 qershor dhe do të mbyllet më 11 korrik. Risia këtë herë është se ndeshjet do të luhen në disa shtete europiane dhe jo në një apo dy. Sa u takon tifozëve në stadiume ende nuk ka një vendimmarrje përfundimtare
Kampionati duhej të luhej vitin e kaluar, por për shkak të Covid u shty në kohë.