Ishte ish-vjehrri i tij, Mexhit Picari, ai i cili qëlloi ndaj viktimës me breshëri plumbash, e për pasojë mbeti i plagosur avokati Adriatik Camaj.
Në pamjet e mëposhtme shihet që avokati dhe pse i plagosur ngrihet në këmbë, ndërsa pranë tij vjen një grua e cila shihet që qan me të madhe. Ajo ulet pranë trupit të viktimës dhe ulëret në të qara në vendin e mbushur plot gjak.