Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda Anton Martini, njëherësh kandidat për SPAK. Lajmi u bë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Mësohet se Martini kishte probleme me pasurinë.
Kujtojmë se Anton Martini doli për herë të dytë para KPK-së, pasi hetimi ndaj tij u rihap pas një denoncimi për punën e kryer si drejtues i prokurorisë në Shkodër. Në padinë e tij, denoncuesi ngrinte dyshime se subjekti i ka hequr dosjet hetimore disa prokurorëve, duke ia kaluar disa të tjerëve, ndërkohë që të parët nuk ishin dorëhequr.
Por pavarësisht kësaj procedure, ai u konfirmua në detyre nga KPK. Ndërkohë që shkalla e dytë, KPA, e shkarkoi atë nga detyra.