BallinaAktualitetVdekja e 44-vjeçarit në Velipojë/Pushuesit dalin në protestë: Zonja që dha ndihmëne...

Vdekja e 44-vjeçarit në Velipojë/Pushuesit dalin në protestë: Zonja që dha ndihmëne parë ishte me taka, duhet…

spot_img
spot_img

Dhjetëra pushues nga Kosova kanë protestuar sot për mungesën e mjekëve dhe vrojtuesve në plazhe. Protesta vjen një ditë pasi ndërroi jetë si pasojë e infarktit një 44-vjeçar, për të cilin sipas tyre Urgjenca është vonuar mbi një orë.

“Më së pari i shprehim ngushëllimet familjes që ka humbur të dashurin e tyre. Për ata jemi këtu për të dhënë një mesazh. Sa herë vijmë këtu kemi humbje të njerëzve. Pushteti e ka këtë detyrë. Po bëjmë apel, më tepër ne po e mbajmë shtetin se ata ne. Mos na bëni më të na shkojnë njerëzit. Ne më këtu nuk vijmë nëse nuk marrin masa”, tha një protestues.

“Zonja që erdhi për të dhënë ndihmën e parë ishte me taka, duhet pasur kujdes edhe si vjen edhe kur vjen”.

“Ne apelojmë Ramën që të na garantojë ndihmën e parë dhe policinë, shteti duhet të vërë dorë, në vijmë këtu për të bërë pushime, por infrastruktura mungon. Janë 10 mijë pushues për momentin, dhe nuk ka një mjek afër”, shprehen më tej pushuesit.

Ndërkaq një tjetër pushuese nga Kosova tha: “Më ka ardhur shumë keq që ka shkuar për kujdes të mjekëve. Sepse Emergjenca është vonuar shumë. Ai ka pasur infarkt por mund të shpëtonte. Me sa di sepse isha në shezlong është vonuar më shumë se një orë. Shumë larg më duket për të ardhur Emergjenca. Këtu duhet të jenë të paktën tre Emergjenca. Duhet të ketë vrojtues sepse këtu janë të gjitha moshat, është një kohë që e frekuentojnë të gjithë edhe të vjetër”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular