Një person është gjetur i mbytur në breg të detit në Durrës pasditen e kësaj të shtune.
Policia njofton se ai është gjetur rreth orës 19:40 në bregdet pranë lagjes nr.1 në Durrës.
Ai nuk është identifikuar ende por grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 26.06.2021, në orën 19:40, në lagjen nr.1, Durrës, në breg të detit është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personit.