BallinaKronikeEMRI/Konflikti mes ish-bashkëshortëve, si gruaja i shpëtoi plumbave të burrit. Policia jep...

EMRI/Konflikti mes ish-bashkëshortëve, si gruaja i shpëtoi plumbave të burrit. Policia jep detajet

spot_img
spot_img

Një grua i ka shpëtuar për mrekulli plumbave të armës së zjarrit, me të cilën po e kërcënonte ish-bashkëshorti. Situata që mund të precipitonte edhe më larg, ndodhi mëngjesin e sotëm në një banesë në Tiranë.

Gazetarja e ‘Panorama” bën me dije se në pranga ka përfunduar Alfred Merko, mbi të cilin tani rëndojnë dy akuza, kanosje te ish- bashkeshortes dhe armembajtje pa leje.

Policia bën me dije se pas njoftimit të marrë se në Sauk, “në ambientet e banesës, shtetasi A. M., po kanoste me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë duke parandaluar përshkallëzimin e dhunës dhe ngjarjen e mundshme kriminale”.

“Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 43 vjeç, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular