Papa Françesku është shtruar të dielën në spital, për t’iu nënshtruar një operacioni të planifikuar në zorrën e trashë.
Lajmi është konfirmuar nga Selia e Shenjtë, e cila bëri me dije se Papa vuante nga një “stenozë divertikualare simpomatike” e zorrës së trashë dhe që pritet të operohet nga profesor Sergio Alfieri në poliklinikën Gemelli në Romë.
Papa është 84 vjeç, ndërsa në spital mbërriti pas orës 15:00.
Selia e Shenjtë shtoi se ky operacion ishte planifikuar prej një kohe të gjatë dhe ishte për shkak të devijimeve të zorrës së trashë.
Zëdhënësi Matteo Bruni, tha se Papa, vuante nga “sentoza diverikulare simptomatike” e zorrë së trashë, një gjendje që shkakton dhimbje të vazhdueshme dhe fryrje të barkut.
Sipas mjekëve kurues, pas disa ditësh pas operacionit, Papa Françesku do të kthehet në Vatikan dhe detyra e tij do të vazhdojë.
Vizita në Hungari dhe Sllovaki
Papa Françesku ka njoftuar se planifikon ta vizitojë Hungarinë dhe Sllovakinë gjatë muajit shtator.
Gjatë adresimit para besimtarëve në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë, Papa konfirmoi pjesëmarrjen e tij në një ngjarje fetare në Budapest më 12 qershor dhe tha se të njëjtën ditë do të udhëtonte për në Sllovaki.
“Jam i lumtur t’iu njoftoj se nga 12 deri më 15 qershor do të shkoj në Sllovaki”, tha ai.
Vatikani njoftoi se Papa Françesku do të vizitojë Bratisllavën, Presovin, Kosicen dhe Sastinën.
Vatikani nuk ka pranuar të komentojë lidhur me spekulimet se gjatë kësaj vizite, Ati i Shenjtë do të mund të takohet me kryeministrin hungarez, Viktor Orban.
Zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni tha se Papa Françesku është ftuar nga autoritet civile dhe fetare të të dyja këtyre dy shteteve.