BallinaAktualitetShalqiri kalbet në fushë/ Në Frakull nuk i vjelin, nuk ka treg

Shalqiri kalbet në fushë/ Në Frakull nuk i vjelin, nuk ka treg

spot_img
spot_img

Pjesa më e madhe e prodhimit të shalqirit në njësinë administrative Frakull të Fierit, po kalbet në fusha. Adem Zane nga fshati Adë ka mbjellë 20 dynym tokë me shalqi.

Ndonëse çmimi është fare i ulët, vetëm 40 lekë të vjetra kilogrami, rreth 200 ton shalqi kanë mbetur në fushë. Sipas fermerit, shkak për këtë është mungesa e tregut dhe prishja e kontratave me tregun kosovar.

Për këtë sipërfaqe të mbjellë me shalqi, 32 vjeçari ka investuar 11 milion lekë të vjetra. Vetëm pak vite ai është kthyer nga emigracioni (Greqia) për të punuar në tokën e tij. Gjatë kësaj periudhe ai ka pësuar disa herë dëme ekonomike, të cilat e kanë detyruar të marrë kredi.

Edhe Ajet Troka, është një prej dhjetra fermerëve të fshatit Adë që po i kalbet shalqiri në fushë. Ai ka një sipërfaqe prej 3.5 dynym dhe ka prodhuar rreth 35 ton shalqi. Ai ka shpenzuar rreth 3 milion lekë të vjetra, ndërsa nuk ka mundur të shesë asgjë.

Fermerët e zonës së Frakullës, ndonëse kanë shumë prodhime në vreshtari, luleshtrydhe, pemëtari, fruta-perime apo në kulturën e shalqirit, prej vitesh vuajnë nga mungesa e tregut dhe politikave bujqësore./Top Channel

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular