Policia në Rahovec të Kosovës ka arestuar një person, akoma i paidentifikuar, pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të djalit të tij.
Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, i arrestuari ka qenë nën efektin e alkoolit.
Forcat policore të Kosovës i kanë konfiskuar të dyshuarit armën që e kishte pa leje, tre karikatorë, 41 fishekë te kalibrit 9 mm dhe 16 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Me vendim të marrë nga prokurori i çështjes, i dyshuari është mbajtur në paraburgim.