Një motor ka humbur drejtimin duke goditur një makinë policie të martën pasdite në rrugën “5 Maji”, në kryeqytet.
Burimet paraprake thanë se si pasojë e këtij aksidenti, të plagosur kanë mbetur të dy drejtuesit e mjeteve, por edhe personi që ishte si pasagjer në motor.
Mësohet se personat e plagosur janë dërguar menjëherë për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhën jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 24.08.2021, rreth orës 14:44, në rrugën “5 Maji”, shtetasi E. T., 26 vjeç duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin e tij, dhe ka dëmtuar mjetin e policisë me drejtues punonjësin e policisë R. T., 30 vjeç.
Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri në motomjet, të cilët u dërguan në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.